Pranga shqiptarëve në Itali, rrahën brutalisht të riun

Pranga shqiptarëve në Itali, rrahën brutalisht të…

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë rrahur në mënyrë brutale një italian. Bëhet fjalë për Orges Fallin, 34 vjeç dhe Enriko Jashari, 22 vjeç, të cilët kanë dhunuar Daniele Vecellio, derisa ku i fundit ka përfunduar në koma.

Ngjarja ka ndodhur në 16 janar të këtij viti, kur Vecellio u dhunua nga dy shqiptarët teksa po dilte nga një lokal. Pasi përfunduan me sulmin, dy të prangosurit shqiptarë u l arguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë në gjendje kritike për jetën.

“Ka edhe një bashkëpunëtor të tretë por ai nuk është identifikuar ende, por ne jemi të sigurt që do ta bëjmë. Hetimet filluan por me vonesë sepse viktima nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur,”-bënë me dije për mediat italiane burime nga Policia.

Babai i ri një vajze të mitur, për shkak të dhunës të shkaktuar nga dy shqiptarët, pësoi dëmtime në kokë, hemorragji dhe mikro-gjakderdhje cerebrale; dëmtime që e vunë në koma dhe i kufizuan përkohësisht kujtesën.

Të rinjtë shqiptarë të arrestuar gjatë ditëve në vijim do të paraqiten në gjykatë për t’u njohur me dënimin e tyre.

(k.m/dosja.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit