Prangosen dy të rinj në Tiranë, njëri me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Prangosen dy të rinj në Tiranë, njëri…

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një operacioni u është sekuestruar rreth 80 graë kokainë, të cilën këta shtetas e shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një prej të arrestuarve, shtetasi me inicialet B.S, konsiderohet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
  • Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit