Prangoset 62-vjeçari shqiptar në Greqi, i tregon organin gjenital 12-vjeçarit dhe e kërcënon me thikë

Prangoset 62-vjeçari shqiptar në Greqi, i tregon…

Një 62-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Charilaou në Selanik. Sipas deklaratës së policisë greke 62-vjeçari shqiptar i kishte treguar organet gjenitale një djali 12-vjeçar dhe e kërcënoi me thikë.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur në një park dhe rasti u denoncua në polici nga të afërmit e të miturit. Policia gjeti dhe arrestoi 62-vjeçarin, i cili është me origjinë shqiptare, por jeton në Greqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit