Prapaskenat e ndeshjes Shqipëri-Poloni/ Polakët ankohen: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

Prapaskenat e ndeshjes Shqipëri-Poloni/ Polakët ankohen: Nuk…

Skuadra polake ka zbardhur prapaskenat e ndodhura në ndeshjes Poloni-Shqipëri e cila përfundoi me fitoren e Polonisë 1 me 0. Ndeshja u ndërpre për shkak të një incidenti që ndodhi, ku në momentin e golit disa tifozë gjuajtën në drejtim të lojtarëve polakë disa shishe uji.

Jakub Kviatkovski, zëdhënësi për shtyp i polakëve, iu kthye sërish ngjarjes së ndodhur në Tiranë në ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe për mediat vendëse ka folur për incidentin dhe çfarë ndodhi në korridorin e dhomave të zhveshjes. Ai ka përmendur se ka debatuar ashpër me një person nga stafi i Shqipërisë dhe gjithashtu kujton se askush nga lojtarët shqiptarë dhe stafi nuk ka kërkuar ndjesë për incidentin.

PRAPASKENAT – Kviatkovski zbuloi prapaskenat e tunelit në ndeshjen e luajtur në Tiranë kur dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të bërë një pushim të detyruar. “Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit”. Dikush na bërtiti: ‘Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?’ Unë i bërtita: ‘Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm’”, përfundoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit