Precipiton lufta mes Izraelit dhe Palestinës, goditet ndërtesa ku kanë selitë Al Jazeera dhe mediat kryesore

Precipiton lufta mes Izraelit dhe Palestinës, goditet…

Izraeli ka sulmuar me raketa godinën ku ndodheshin disa media të rëndësishme, përfshirë edhe Al Jazeera në Gaza.

Derimë tani nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që 3 orë më parë Izraeli kishte paralajmëruar se do të bombardonte, duke lënë mundësi evakuuimi për personat që ndodheshin në godinë, përfshirë gazetarë dhe punonjës të mediave.

Situata mes Palentinës dhe Izraelit prej ditësh është e tensionuar, ku derimë tani 140 persona kanë humbur jetën në Gaza, 39 prej të cilëve fëmijë, ndërsa armëpushimi mbetet ende larg.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, godina disakatëshe shëmbet e gjitha si pasojë e raketës, ndërkohë që pritet një bilanc nëse ka apo jo persona të lënduar.

Në orët e para të së shtunës, një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi trekatëshe në kampin e refugjatëve Shati të qytetit Gaza, duke vrarë tetë fëmijë dhe dy gra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit