Prej 1 jave nuk po e shohim Mira Rakacollin. A është infektuar me “Covid” edhe Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve?

Prej 1 jave nuk po e shohim…

Nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë; pohuar dhe nga mjekë të ekipit, me të cilët ajo bashkëpunon këto 3 muaj, na kanë bërë me dije, se Zv/ministrja Mira Rakacolli (Kapisyzi), është prekur nga “Covid 19”.

Prej 1 jave, Rakacolli nuk po del në media; ndërkohë që 2 herë në ditë, raportonte të dhënat për numrin e  personave të infektuar dhe njoftonte vendimet  e ministres Manastirliu.

Madje, pothuajse çdo mbrëmje, Rakacoli ishte e ftuar në intervista e debate televizive; për shkak të detyrës si Kryetare e Komitetit të Ekspertëve, prezantuar si e tillë nga kryeministri Rama, 2 muaj pas krijimit të këtij komiteti.

Pesë ditë pas votimit për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, si Anëtare e Këshillit Bashkiak-Tiranë; zv/ministrja Mira Rakacolli, nuk ka dalë publikisht as si figurante në krahë të ministres Manastirliu.

Sipas infiormacionit, shkak është fakti, se edhe Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve; është prekur nga “Covid 19”, duke e shkëputur nga “ekipi”; siç ndodhi me Shefin e Urgjencës Skënder Brataj, apo me afro 25 mjekët e infektuar këto ditë.

Thuhet, se Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, 3 ditët e para ka qenë me vetë-izolim dhe karanatim-trajtim në shtëpi, ndërsa tashmë, po trajtohet në spitalin “Shfeqet Ndroqi”, ku drejtor është bashkëshorti i saj, Perlat Kapisyzi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit