Prej 1 jave, qytetari nuk bën dot kolaudimin e mjetit: "SGS” Albania nuk më përgjigjet!

Prej 1 jave, qytetari nuk bën dot…

Sërish ankesa për koncesionarin monopol të sigurimit të mjeteve, “SGS” Albania.

Një qytetar shprehet për “Gazeta Atdheu” se ka që në datë 17 Korrik që mundohet të kontaktojë me “SGS Albania” për të kryer kontrollin teknik të mjetet, por nuk po merr shërbim.

Ai ka dërguar dhe ankesë në faqen zyrtare të kompanisë dhe i ka telefonuar disa herë, por nuk ka marrë përgjigje.

“SGS nuk është e aftë dhe nuk ka kapacitet për të  shërbyer pronarëve të automjeteve për kryerjen e kontrollit teknik. Kam që më datë 17 Korrik që po përpiqem të rezervoj një vend për të kryer kontrollin teknik dhe operatorët nuk përgjigjen. Jeni katastrofë, do bëj ankesë zyrtare dhe do mbledh firma që t’iu hiqet koncesioni, të ketë më shumë operator që ofron këtë shërbim”, shkruan qytetari në ankesë.

Kompanisë “SGS” Albania, qeveria i ka dhënë monopolin për sigurimin e mjeteve në vend, ndërsa ankesat ndaj koncesionarit kanë qenë të shumta e të herëpashershme, me qytetarët që e akuzojnë për korrupsion e deri te mos marrja e shërbimit.

Kontrata mes kompanisë dhe Ministrisë së Infrastukturës ka afat deri më 3 Shtator të këtij viti.

/Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”211″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit