Një situatë shqetësuese është raportuar nga banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë, të cilët thonë se prej gati një muaji përballen me një kanal të bllokuar të ujërave të zeza.
Sipas denoncimit të një qytetareje, problematika vijon prej javësh dhe ka bërë të pamundur kalimin në zonën ku ndodhen banesat. Banorët thonë se nuk arrijnë të hyjnë në shtëpitë e tyre as në këmbë, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë për familjet me fëmijë të vegjël.
“Nuk futemi dot në shtëpi. Kanë gati një muaj që nuk e rregullojnë dot. Është bllokuar kanali i ujërave të zeza”, thuhet në denoncimin e qytetares.
Ajo shprehet se banorëve u është thënë se në zonë do të dërgohej një inxhinier nga Tirana për të parë dhe zgjidhur problemin, por sipas tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.
“Do të dërgonin inxhinier nga Tirana, por nuk po shohim njeri”, vijon denoncimi.
Përveç vështirësive të përditshme, banorët ngrenë shqetësimin për sigurinë e fëmijëve. Sipas tyre, terreni është aq i vështirë për t’u kaluar, sa nuk mund të kalojnë as karrocat e fëmijëve.
“Jemi me fëmijë të vegjël, do na bien fëmijët. Nuk kalojmë dot as karrocat e fëmijëve”, shprehet qytetarja.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për zhbllokimin e kanalit dhe rikthimin e aksesit normal në banesat e tyre, ndërsa situata, sipas tyre, vijon prej afro një muaji.
