Kanë kaluar tashmë 12 ditë që nga zhdukja e Dallandyshe Hamzait, 72-vjeçe nga Vlora, por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj. Familjarët kanë kontaktuar sërish redaksinë e JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve, pasi çdo përpjekje për ta gjetur deri tani ka rezultuar e pasuksesshme.
Sipas tyre, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë kërkuar në zona të ndryshme të Vlorës, por pa asnjë rezultat. Për këtë arsye, ata dyshojnë se e moshuara mund të jetë larguar jashtë qytetit, ndoshta me një mjet transporti, çka e bën edhe më të vështirë gjetjen e saj.
Situata është veçanërisht shqetësuese pasi 72-vjeçarja vuan nga skleroza. Familjarët kanë frikë se ajo mund të jetë e çorientuar dhe të mos jetë në gjendje të kthehet vetë në banesë apo të kërkojë ndihmë.
Dallandyshe Hamzai u largua nga banesa më 7 korrik dhe për herë të fundit është parë në zonën e Rrugës së Re në Vlorë, rreth orës 16:30. Para se të humbiste kontaktet, ajo kishte thënë se po kërkonte një fugon për në Armen të Vlorës.
Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm në Vlorë, por edhe në qytetet e tjera, që nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj, të kontaktojnë menjëherë në numrat:
– +355 69 605 5405
– +355 68 555 5875
Çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë vendimtar për gjetjen e saj.
Edhe JOQ Albania i bashkohet sërish apelit të familjes dhe u kërkon qytetarëve ta shpërndajnë këtë njoftim sa më shumë. Ndoshta një shpërndarje ose një informacion i vetëm mund të ndihmojë që 72-vjeçarja të gjendet dhe të rikthehet sa më parë pranë njerëzve të saj.
Në ditën që është zhdukur ka qenë e veshur kështu