Prej 2 javësh i shtruar në spital, ndërron jetë presidenti i Parlamentit Europian

Prej 2 javësh i shtruar në spital,…

Një lajm i trishtë vjen nga spitali Aviano. Mësohet se në këtë spital ka ndërruar jetë Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ky i fundit kishte prej 2 javësh që ishte shtruar në spital, ndërsa u shua në moshën 65-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai qëndroi për dy javë nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa sot humbi betejën me sëmundjen dhe ndërroi jetë. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano.

Në shtator, z. Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ish-lexuesi i lajmeve televizive u bë president i Parlamentit Evropian me 705 vota në korrik 2019. Roli i tij konsiderohet si një nga detyrat kryesore të bllokut të BE dhe përfshin kryesimin e seancave dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të parlamentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit