“Prej 24 orësh të izoluar në dhoma të veçanta”/ Arbana zbulon çfarë po ndodh me banorët e “Big Brother Vip”

“Prej 24 orësh të izoluar në dhoma…

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka zbuluar mëngjesin e kësaj të hëne, disa detaje në lidhje me banorët që do të bëhen pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Arbana ka postuar një foto në “Instastory”, ku shkruan se prej 24 orësh, banorët janë të izoluar në dhoma të veçanta në hotel. Sipas saj, ata nuk kanë telefon dhe nuk mund të komunikojnë me asnjë, përveç produksionit.

Gjithashtu Osmani zbulon se ata do t’u nënshtrohen një serë testesh mjekësore dhe psikologjike.

“Prej 24 orësh të izoluar në dhoma të

“Prej 24 orësh të gjithë banorët e BBVIP janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel, pa telefon dhe pa mundësinë për të komunikuar me askënd përveç Produksionit. Ata do t’ju nënshtrohen në vijim një serë testesh mjekësore, psikologjike dhe trajtimesh terapeutike dhe beauty për t’u bërë gati për nesë”, shkruan moderatorja e njohur në postimin e saj.

Kujtojmë se puntata e parë “Big Brother VIP” do të transmetohet në ekranin e Top Channel ditën e nesërme, më datë 5 tetor. Deri më tani janë zbuluar shumë pak emra të njohur që do bëhen pjesë e reality show-t, edhe pse janë aluduar shumë rreth personazheve që mund të jenë banorë të BBVIP.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit