Prej 30 vitesh po vuajnë për pikën e ujit| Banorët e Torovicës zhgënjehen në maksmimum nga qeveria

Prej 30 vitesh po vuajnë për pikën…

Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një probl;em serioz për një mijë familje në Torovicë të Lezhës. Të intervistuar nga një media në kryeqytet, ata thonë se ndeshen me këtë problem prej 30 vitesh. Sipas tyre, uji në këtë zonë vjen me orar dy herë në ditë.

Nuk ngurojnë të flasin edhe për fushatat elektorale, gjatë së cilave thonë se rritet interesi I politikanëve për t’u njohur me problematikat e vendit. Zgjidhje për problemet e tyre nuk ka pasur kurrë.

“Nuk ka ujë të rregullt asnjëherë, ujin e marrim në lezhë ose kush ka hapur puse. Ka dy tre vite, gjithë tubat kanë dalë jashtë përdorimit. Uji i pijshëm është i përzier me kanalet e ujërave të zeza. Kur s’ke ujë s’ke as jetë as shëndet as të ardhme asgjë. Jemi ankuar gjithmonë. Kur vijnë votimet bëjnë premtime por asnjë s’kujtohet. Popullsia ka ikur për jetë më të mirë, këtu as rrugë as ujë. Këto janë baza e jetës. I kërkojmë autoriteteve të rregullojnë sepse uji edhe kur vjen në çezme vjen i turbull”, tha një banor i zonës.

“Ujë i pijshëm është shumë i pisët. Ka kohë që është këtu, unë shkoj mbush ujë në Lezhë, s’kemi çfarë bëjmë cdo javë mbushim bidona. Kjo ka zgjatur shumë kohë, janë bërë shumë premtime askush nuk na rregullon këtë problem. Qendra shëndetësore është për faqe të zezë. Gjithçka mund të jetë por qendër shëndetësore nuk është. Doktorët dhe infermierët janë shumë të mirë dhe të përkushtuar por ambientet që kanë ata janë të papërshtatshme. Janë për faqe të zezë. Ne kërkojmë që uji i pijshëm, qendra shëndetësore të jetë funksionale, pa kushte asgjë”, u shpreh banori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit