Familjarët e Dallandyshe Hamzait, 72 vjeçe, i bëjnë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e saj, pasi prej katër ditësh nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Sipas të afërmve, e moshuara është larguar nga banesa ditën e mërkurë dhe për herë të fundit është parë në zonën e Rrugës së Re në Vlorë, rreth orës 16:30. Që nga ai moment është humbur çdo kontakt me të.
Familjarët bëjnë me dije se Dallandyshe Hamzai vuan nga skleroza, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Sipas tyre, para se të humbiste kontaktet, ajo kishte thënë se po kërkonte një fugon për në Armen të Vlorës. Ata dyshojnë se mund të jetë larguar me një mjet transporti jashtë qytetit.
Të afërmit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e saj të kontaktojnë menjëherë familjen në numrat e mëposhtëm:
069 605 5405
068 555 5875
Çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë vendimtar për gjetjen e Dallandyshe Hamzait.
JOQ Albania u bën thirrje qytetarëve ta shpërndajnë këtë apel, me shpresën që 72-vjeçarja të gjendet sa më shpejt dhe të rikthehet pranë familjes së saj.