Prej 5 ditësh i bllokuar, vijojnë përpjekjet për të liruar kanalin e Suezit

Prej 5 ditësh i bllokuar, vijojnë përpjekjet…

Kanali i Suezit vijon të jetë i bllokuar nga anija konteiner që nga data 23 mars, pasi përpjekjet për ta zhvendosur dështuan ditën e djeshme. Sipas zyrtarëve edhe ditën e sotme u bënë përpjekje për ta zhvendosur anijen që aty. Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi ka urdhëruar përgatitjet për të lehtësuar ngarkesën e anijes së bllokuar. Kjo parashikon transferimin e disa kontejnerëve në një anije tjetër ose në bregun e kanalit. Ekspertët i thanë më parë BBC se një operacion i tillë do të përfshinte sjelljen e pajisjeve të specializuara, duke përfshirë një vinç që do të duhet të shtrihej më shumë se 60 metra i lartë dhe procedura mund të zgjaste me javë. Kanali i Suezit është një nga rrugët më të ngarkuara të tregtisë në botë dhe kontejneri Ever Given – pjesë e flotës Evergreen ka ngecur aty që nga e marta.

Më shumë se 369 mjete lundruese kanë mbetur në të dyja anët e kanalit dhe disa anijeve u është dashur të rikalojnë nëpër Afrikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit