Prej 5 ditësh Shkëmbi i Kavajës në errësirë, bizneset drejt falimentimit

Prej 5 ditësh Shkëmbi i Kavajës në…

Prej pesë ditësh, dhjetëra familje dhe biznese në zonën e Kamelias, te Shkëmbi i Kavajës, po përballen me mungesën e energjisë elektrike, pas një zjarri të rënë më 3 gusht. Sipas banorëve, ende nuk është marrë asnjë masë për rikthimin e furnizimit, ndërsa situata po shkakton vështirësi të mëdha, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë, bizneset që ndodhen në pallat janë detyruar të anulojnë rezervimet, ndërsa familjet që banojnë nga kati i 9-të deri në katin e 15-të në njërën anë të godinës jetojnë në errësirë totale. Banorët shprehen të shqetësuar edhe për gjendjen e sistemit elektrik, duke paralajmëruar se mund të krijohen rreziqe të tjera nëse nuk ndërhyhet urgjentisht.

Një banor shkruan: “Prej ditësh me dhjetëra biznese dhe familje janë në errësirë te Kamelia, Shkëmbi i Kavajës. Pas zjarrit të rënë më 3 gusht, asnjë masë nuk është marrë nga institucionet. Bizneset janë detyruar të anulojnë të gjitha rezervimet në kulmin e sezonit veror. Në fotot dhe videot e bëra sot shihet qartë gjendja e sistemit elektrik. Ju lutem ndërhyni sa më parë, sepse po rrezikohet jeta e banorëve dhe po dëmtohen bizneset.”

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1353298840204642%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit