Prej 9 vitesh gjykata nuk i jep zgjidhje, 74 vjeçari kërcënon avokaten

Prej 9 vitesh gjykata nuk i jep…

Pasi u akuzua se kërcënoi me pistoletë avokaten e tij, kanë nisur hetimet për një 74 vjeçar.

Mësohet se ka qenë avokatja Entela Dvorani e cila e ka denoncuar rastin. 

Ajo është shprehur se ngjarj ka ndodhur brenda zyrës së avokates, ku klienti i saj ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke i privuar lirinë.

Sipas saj, çështja e tij ka që në vitin 2014-2015 dhe ende nuk është marrë një vendim. 

“Kam qenë avokate e Çangos në 2014-2015, që në mars 2016 Gjykata e Lartë nuk jep vendim për çështjen e tij. 74-vjeçari ka të drejtë të marrë pronën e tij, Gjykata e Lartë e zvarrit. Nikollaq Çango më tha që do më vras nëse nuk bëj kërkesën që donte ai. Më kërkoi t’i bëj një kërkesë jo ligjore në Gjykatën e Lartë”, u shpreh Dvorani. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit