Prej disa ditësh i humbur, 47-vjeçari gjendet i vdekur

Prej disa ditësh i humbur, 47-vjeçari gjendet…

Trupi i pajetë i një 47-vjeçari është gjetur ditën e sotme në shtratin e lumit Vjosë.

Policia e Memaliajt bën të ditur se bëhet fjalë për 47-vjeçarin me inicialet B. H., i humbur që në datën 31 mars.

Policia e Memaliaj/ Informacion paraprak.

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur ‘Ura e Memaliaj’, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47  vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit