Prej ditës së parë te Infektivi, Rama publikon foton e infermieres që pret të bëhet nënë

Prej ditës së parë te Infektivi, Rama…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e infermieres së Infektivit Xhorxhina Metushi, dhe shpreh respektin për të, pasi siç shkruan prej ditës së parë të përballjes me Covid-19, ajo është në vijën e parë të zjarrit.

“Respekt. Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.

Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!

Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre. Heronj”, shkruan Rama dhe ndan foton e infermieres.

154288800_10158577769386523_6026351044562939352_n.jpg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit