Prej ditësh në koma pas dhunës barbare, si paraqitet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

Prej ditësh në koma pas dhunës barbare,…

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga katër persona javën e kaluar, vijon të jetë në intubim.

Gjendja shëndetësore e avokatit është përmirësuar sot. Mësohet se sot i është bërë skaneri dhe është parë një ulje e edemës, që do të thotë se ka përmirësim.

Pavarësisht përmirëismit mjekët në spitalin e Traumës do e mbajnë avokatin Sokol Mëngjesi edhe për 2 ditë në intubim, për të mos rrezikuar. Ndërsa sot gjatë ditës mjekët do të bëjnë zgjimin gradual të avokatit.

Kujtojmë se avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht nga katër persona.

Dritan Nano, që dyshohet si organizator i sulmit dhe një tjetër nga dhunuesit e vetëdorëzuar u lanë një ditë më parë në burg nga gjykata.

Ata përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi. Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit