Prej dy ditësh i bllokuar në minierën e Bulqizës, asnjë lajm nga minatori 61-vjeçar

Prej dy ditësh i bllokuar në minierën…

Kanë kaluar 48 orë që nga momenti kur u bë e ditur se Muharrem Plaku është i bllokuar nga një masiv inertesh në galerinë e minierës së Bulqizës. Ndonëse grupet e avari-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e tij, ndëra një grup tjetër minatorësh po punojnë për të larguar materialin shkëmbor,ende nuk ka asnjë lajm pozitiv për gjetjen e trupit të Plakut.

Njoftimi i Plotë

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor 61 vjeçar me emrin Muharrem Plaku.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit