Prej dy ditësh qielli shqiptar ishte bosh! Normalizohet situata

Prej dy ditësh qielli shqiptar ishte bosh!…

Ditën e sotme është normalizuar situata në qiell, pasi dy ditë qëndroi bosh në hapsirën mbi Shqipërinë.

Në foton e kapur nga trafiku ajror, duket se në hapsirën ajore sipër vendit tonë, tashmë janë në lëvizje disa avionë.

Sot në orën 09:00 u nis avioni i parë me pasagjerë nga Aeroporti i Rinasit, pas më shumë se 48 orësh bllokim. Pas mbërritjes në vend të kontrollorëve turq dhe grekë që do të asistojnë kompaninë deri në mbylljen e hetimeve dhe zbardhjen e çështjes që çoi në bllokimin e trafikut për më shumë se 24 orë, rinisin fluturimet.

Sot ka nisur normalisht puna dhe aktualisht po vijojnë me Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit