Prej dy javësh i shtruar në spital, ndërron jetë nga COVID-19 kritiku i artit

Prej dy javësh i shtruar në spital,…

Kritiku i artit, Astrit Lopari humbi betejën me COVID-19 këtë fillim jave. 72-vjeçari nga Elbasani prej dy javësh ishte shtruar në një nga spitalet Covid dhe nuk arriti dot të fitojë betejën me virusin.

Lopari gjatë të hënës pësoi tri goditje në zemër, dhe e fundit rezultoi fatale për jetën e tij.

Për një periudhë të gjatë Lopari drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit