Prej më shumë se 4 muaj, vijon të qëndrojë e mbyllur pika kufitare e Kapshticës

Prej më shumë se 4 muaj, vijon…

Prej më shumë se katër muajsh, pika kufitare në Kapshticë vijon të qëndrojë e mbyllur. Burime pranë policisë kufitare në pikën e Kapshticës kanë pohuar se kjo doganë është e mbyllur.

Kapshtica vijon të jetë e mbyllur prej 20 nëntorit të vitit të kaluar ku nuk lejohet dalja në shtetin grek nga kjo doganë. Ndërkohë lejohen të  hyrjnë drejt Shqipërisë të gjithë shtetasit dhe kamionët e mallrave nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Për shkak të masava anticovid shteti grek vendosi mbylljen e kësaj dogane. Ndërkohë pritet një komunikim zyrtar nga ana e stacionit kufitar në  Kapshticës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit