Prej muajsh i izoluar në 41-biss, Shullazi dërgohet me urgjencë në QSUT

Prej muajsh i izoluar në 41-biss, Shullazi…

Emiljano Shullazi është nxjerrë nga regjimi 41 biss dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shullazi ka pasur komplikacione me shëndetin, por nuk dihen detaje të tjera.

Ai është nxjerrë nga burgu në masa të rrepta sigurie, por nuk dihet se përse nuk është kuruar në spitalin e burgut.

Ndërkohë që vetem pak ditë më parë, në QSUT është dërguar edhe Dritan Dajti, i cili është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Nuk dihet nëse Shullazi është infektuar njësoj si Dajti. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me transferimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit