Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet një burrë rreth të 40-ave, i cili prej kohësh jeton në rrugë dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.
Bëhet fjalë për një person të pastrehë, i cili, sipas qytetares, prej më shumë se një viti ka një këmbë të thyer, ndërsa prej 2-3 muajsh nuk arrin të lëvizë normalisht dhe detyrohet të zvarritet nëpër rrugët e qytetit, duke kërkuar lëmoshë.
Në videon e dërguar në redaksinë tonë, ai shihet duke u zvarritur në zonën e Vollgës, në kushte tejet të vështira. Qytetarja thotë se burri nuk shfaq sjellje agresive ndaj banorëve, por gjendja e tij shëndetësore dhe ekonomike është mjaft shqetësuese.
Përmes këtij denoncimi, ajo i bën apel Bashkisë Durrës dhe strukturave të shërbimeve sociale që të verifikojnë rastin, të sqarojnë se çfarë ka ndodhur me këtë person dhe të ndërhyjnë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore dhe sociale.
Është e papranueshme që një njeri në këto kushte të detyrohet të zvarritet rrugëve për të mbijetuar, pa pasur mundësi të marrë kujdesin që i nevojitet.
Ky njeri nuk mund të lihet më në mëshirë të fatit. Bashkia dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë, t’i ofrojnë kujdesin mjekësor dhe strehimin e nevojshëm, duke i rikthyer dinjitetin dhe mundësinë për një jetë më të mirë.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/NpFjeKRXhik” title=”Prej muajsh zvarritet rrugëve të Durrësit me këmbën e thyer: Është i pastrehë, ta ndihmojë dikush!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>