
Farida, nëna e katër fëmijëve ishte zhdukur që të enjten në mbrëmje, dhe bashkëshorti i shqetësuar lajmëroi policinë për gjetjen e saj.
Ajo nuk ishte larguar kurrë nga familja për një kohë kaq të gjatë dhe të linte vetëm fëmijët.
Bashkëshorti, policia dhe banorët e zonës nisën kërkimet në fshatin Kalebeng dhe zbuluan trupin e saj brenda një pitoni të gjatë rreth pesë metra.
Fshatarët “krehën” zonën dhe së shpejti vunë re “një piton me stomak të madh”, tha Rossi, kryeplaku i fshatit.
“Ata vendosën të hapnin stomakun dhe më pas u shfaq koka e gruas”.
Incidente të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, por njerëzit kanë vdekur në Indonezi vitet e fundit pasi janë ngrënë nga pitonët.
Vitin e kaluar, banorët e rrethit Tinangea në Sulawesi juglindore vranë një piton tetë metrash që kishte mbytur dhe ngrënë një fermer. Në vitin 2018, një grua 54-vjeçare u gjet e vdekur brenda një pitoni shtatë metra të gjatë.