Prek me mesazhin motra e 24 vjeçares që humbi jetën nga Covid-19

Prek me mesazhin motra e 24 vjeçares…

Motra e 24 vjeçares Xheni Kaba, e cila humbi jetën ditën e sotme për shkak se ishte prekur me Covid-19, ka prekur përmes një mesazhi. Ajo ndodhej në Turqi ku po kurohej.

Motra e së ndjerës ka reaguar me një dedikim rrëqethës ku ndër të tjera, thotë se vajzën që la jetime e reja, do e rrisë ajo vetë “siç ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurrë”.

“O shpirti im o xhen pse motra pse ike kshu, si do jetoj unë pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim. Ti ishe nje lule e pa celur akoma po se Zoti ve dore te njerzit e mire. O Zot pse, o sa gjera kam per te te then o xhan i motres. Gjerat e tua te mira nuk kane fund po Zoti nuk te la me, te donte afer vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs.

Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurre. Sa mall kam per ty o drita ime”, shkruan e motra, Linda Kaba.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit