Prekëse në Itali: Punëtorët dhurojnë ditët e pushimit për kolegun shqiptar të sëmurë

Prekëse në Itali: Punëtorët dhurojnë ditët e…

Gëzimi, një shqiptar që jeton në Itali me familjen e tij, po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore. Ai është i shtruar prej pak kohësh në spital, pasi është prekur nga një sëmundje e rëndë dhe e rrallë – skleroza laterale amiotrofike (SLA).

Në një akt të jashtëzakonshëm solidariteti, kolegët e tij nga fabrika e drurit ku ka punuar për vite me radhë, kanë vendosur të dhurojnë ditët e tyre të pushimit për Gëzimin. Ndër to përfshihen edhe lejet e mbledhura nga orët shtesë të punës.

Ky gjest i njerëzve të thjeshtë është bërë publik nga Shoqata italiane për SLA-në, duke sjellë në dritë një shembull frymëzues humanizmi në një kohë kur individualizmi po mbizotëron.

Nga spitali, Gëzimi ka falenderuar me mirënjohje të thellë të gjithë kolegët e tij, të cilët nuk e lanë vetëm në këtë moment të vështirë.

Ky akt është një kujtesë e fuqishme se zemërgjerësia dhe bashkëpunimi mund të sjellin dritë edhe në ditët më të errëta.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit