Një pamje që ka prekur qytetarët është denoncuar nga një banor i cili ka publikuar video të një qeni të shtrirë në mes të qytetit të Pogradecit, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore dhe mungesën e reagimit nga institucionet përgjegjëse.
Sipas qytetarit, ai është afruar pranë kafshës dhe është përpjekur t’i japë ujë, ndërsa ka kaluar dy herë në të njëjtin vend për të parë nëse qeni do të lëvizte. Megjithatë, sipas tij, kafsha nuk reagoi, pavarësisht se ai i foli dhe qëndroi për disa minuta pranë saj.
Ajo që e ka shqetësuar më shumë, sipas denoncuesit, ka qenë indiferenca e kalimtarëve. Ai shprehet se dhjetra qytetarë kalonin pranë qenit pa u ndalur dhe pa i kushtuar vëmendje situatës.
Në fund të reagimit, qytetari u bën apel të gjithë atyre që kanë mundësi, si edhe shoqatave për mbrojtjen e kafshëve dhe institucioneve përkatëse, të ndërhyjnë sa më shpejt për të verifikuar gjendjen e qenit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.
Reagimi i plotë i qytetarit:
“E dhimbshme…
Në mes qytetit të Pogradecit..ky qen edhe pse ju afrova u mundova t’i jap ujë… kalova 2 herë në xhiro.. qëndrova pak por nuk lëvizte edhe pse i fola… qindra qytetarë me indiferencën e tyre, as sytë nuk i hidhnin… kush ka mundësi ta ndihmojë apo ndonjë shoqatë…”