Prekëse/ Nëna e 23 vjeçares rrëfen momentin e vrasjes së të bijës: Sot do festonte ditëlindjen

Prekëse/ Nëna e 23 vjeçares rrëfen momentin…

Nëna e 23 vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u vra në mënyrë makabër nga ish bashkëshorti i saj, ka rrëfyer të hënën momentin e vrasjes së të bijës. Prekëse janë fjalët e së ëmës teksa tregon se Sabrina sot do të festonte datëlindjes e saj. Sabrina la pas një fëmijë të vogël. Vrasja e saj u cilësua si një vrasje e paralajmëruar, pasi ish bashkëshorti i saj Elton Meta ishte kthyer në një makth për familjen. Ai ishte në burg dhe pasi doli nga burgu goditi për vdekje me plumb Sabrinën. Nëna e Sabrinës tregoi momentin kur ai kishte hyrë në shtëpi dhe Sabrina i kishte dalë përpara duke i thënë që të mos merret me prindërit e saj dhe nëse ka diçka me të ta zgjidh me atë.

“Në momentin që ajo ktheu shpinën ai e qëlloi”, tregon nëna e saj teksa shpërthen në lot. Më pas u largua dhe u fsheh në pyll.

“Dhe çdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Vajti ora 10:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tonë, ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallar, e prita vajzën, ishte me bukë në gojë, sa e pashë që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin, sa hapi derën thashë “mos ky do jetë Eltoni” me kallash. E mora me të mirë, para 10 muajsh ishe në burg, i thashë merre armën dhe kthehu, “ku është ajo më tha”, vajza më thotë ” ca është”, doli me pjatë në dorë. Nusja i tha “mos e godit atë se është shtazënë”, aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu, ajo i tha “hajde se s’ke punë me ata po me mua’ dhe sa kthehu kurrizin e goditi”, rrëfen nëna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit