Preket nga koronavirusi infermierja e burgut të Fierit

Preket nga koronavirusi infermierja e burgut të…

Një infermiere e burgut të Fierit ka rezultuar pozitive ndaj testit të koronavirusit.

Dyshohet se infermierja mund ta ketë marrë virusin në Tiranë.

Pak ditë më parë, ajo ka qenë në kryeqytet për vizitë tek e bija, e cila gjithashtu është e prekur nga virusi.

Kujtojmë se dy persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në spitalin ‘Infektiv’.

Ndërsa numri total i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 53.

Raportohet se bëhet fjalë për një 59-vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77-vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ndërsa në 24 orët e fundit, mësohet se janë regjistruar 61 raste të reja me Covid-19. 

LEXO EDHE: 

Humbin jetën dy pacientë me koronavirus tek ‘Infektivi’

61 raste të reja, shkon në 53 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit