Preket nga Koronavirusi portieri italian

Preket nga Koronavirusi portieri italian

Një tjetër futbollist në Itali ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Como Calcio, skuadër kjo e Serie C, ka njoftuar se portieri 21-vjeçar, Pierre Bolchini, ka dalë pozitiv në testet për Koronavirus.

Serie C është në pjesën e kampionateve të cilat nuk do të vazhdojnë sezonin.

Serie A dhe Serie B, janë duke bërë planet e fundit për të rifilluar sezonin e ndërprerë në mes të muajit mars.

Rregullat e kërkuara nga qeveria për vazhdimin e sezonit, klubet e Serie C nuk i plotësojnë kushtet për t’iu përmbajtur, dhe sezoni në këtë nivel, dhe të tjerët më poshtë se ai, do të përfundohen para kohe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit