Preket nga koronavirusi punonjësi, Bashkia e Durrësit kyç dyert

Preket nga koronavirusi punonjësi, Bashkia e Durrësit…

Një punonjës i Bashkisë së Durrësit ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve të zhvilluara një ditë më parë.

Sot institucioni i bashkisë ka kyçur dyert për qytetarët duke ndërprerë shërbimet. Ambientet e Bashkisë do të dezinfektohen ditën e sotme, ndërkohë që do të vijojë gjurmimi i kontakteve të të infektuarit.

Priten që sot t’iu nënshtrohen testimeve disa raste të dyshuara, punonjës të Bashkisë së Durrësit, të cilët mund të jenë infektuar nga kolegu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit