Preku të renë teksa fotografonte perëndimin e diellit, 71-vjeçari shqiptar përfundon në gjyq

Preku të renë teksa fotografonte perëndimin e…

Një 71-vjeçar shqiptar do të përballet me drejtësinë në Itali, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 33-vjeçare në zonën e Fanos.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pranë hapësirave të gjelbra në afërsi të aeroportit, ku e reja po fotografonte perëndimin e diellit. Në ato momente, i moshuari dyshohet se iu afrua papritur dhe e preku në mënyrë të papërshtatshme.

E tronditur, 33-vjeçarja reagoi menjëherë duke i kërkuar të largohej. Më pas ajo kërkoi ndihmën e personave që ndodheshin aty pranë, telefonoi partnerin e saj dhe njoftoi policinë.

Sipas hetimeve paraprake, 71-vjeçari nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por vijoi ta ndiqte gruan. Kur në vendngjarje mbërriti partneri i saj, situata u tensionua edhe më tej. Shqiptari dyshohet se e shtyu të riun, duke e rrëzuar në tokë.

Edhe pas ndërhyrjes së policisë, 71-vjeçari mohoi çdo akuzë, duke pretenduar se nuk kishte kryer asnjë veprim të papërshtatshëm dhe se ngjarja ishte sajuar nga çifti.

Dosja tashmë ka kaluar në gjykatë dhe çështja do të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar. Ndërkohë, 33-vjeçarja është paraqitur si palë civile në proces përmes avokates së saj, duke kërkuar 15 mijë euro dëmshpërblim. Seanca e ardhshme është planifikuar të zhvillohet në muajin shtator.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit