Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir që u ekzekutuan dje në Dukagjin

Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir…

Personat në foto janë Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç, babë e bir që mbetën të vrarë në atentatin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Dukagjin.

Dy viktimat po udhëtonin me automjet drejt zonës së Grudës, pasi kishin qenë në banesën e tyre të vjetër në Dukagjin, kur u vunë në shënjestër nga persona ende të paidentifikuar.

Në automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili ishte ulur në pjesën e pasme. Ai mbeti i plagosur nga të shtënat, por fatmirësisht i mbijetoi atentatit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas transportimit për trajtim të specializuar në Tiranë.

Atentati dyshohet se ndodhi rreth orës 16:00, në rrugën e fshatit Xhan. Autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj automjetit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një MP5, çka ka ngritur dyshimet se në sulm mund të kenë marrë pjesë të paktën dy persona.

Pas atentatit, autorët kanë mundur të largohen nga zona përpara mbërritjes së forcave të policisë. Terreni i thepisur malor i Dukagjinit dhe distanca e madhe dyshohet se u kanë dhënë atyre kohën e nevojshme për t’u arratisur.

Ndërsa policia dhe RENEA vijojnë kërkimet në terrenin e vështirë të Dukagjinit, familja Gjoni përballet me humbjen e dyfishtë. 82-vjeçari Prelë Gjoni dhe djali i tij 57-vjeçar, Lekë Gjoni, u qëlluan për vdekje në një pritë me më shumë se 50 plumba.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit