Premier League, Liverpool një hap larg titullit

Premier League, Liverpool një hap larg titullit

Liverpool një hap larg titullit, edhe pse derbi me Everton, luajtur mbrëmjen e së dielës, u mbyll barazim pa gola.

Skuadra e Jurgen Klopp u ndal për herë të tretë këtë sezon. Evertoni, i cili prej dhjetorit 2019 drejtohet nga Carlo Ancelotti, rezultoi një kockë e fortë, pasi jo vetëm që i mundësoi pak raste skuadrës së Liverpoolit, por provoi edhe ta surprizonte. Sidoqoftë rezultati nuk ndryshoi për gjatë gjithë ndeshjes duke u mbyllur zero me zero.

Pavarësisht barzimit, Liverpool ndodhet shumë pranë titullit kampion, pasi momentalisht ndodhet 23 pikë larg Manchetser City-it të vendit të dytë, kur kanë mbetur dhe 8 javë deri në fund të kampionatit.

Të hënën, Manchester City pret në shtëpi Bearnley-in, çka duket se bën që të besuarit e Jurgen Klopp duhet të presin javën e ardhshme për t’u kurorëzuar kampionë të Anglisë.

Në takimin tjetër mes Aston Villës dhe Chelsea-it, Blutë e Londrës arritën një sukses me përmbysje.

Pavarësisht se ekipi vendas shënoi në pjesën e parë, londinezët shënuan dy herë në fraksionin e dytë në harkun kohor të dy minutave.

Fillimsiht Pulisiç dhe më pas Giroud i dhanë një trepikësh shumë të rëndësishëm ekipit të Frank Lampard.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit