Premier League nuk gjen qetësi, zbulohet një rast i ri me koronavirus

Premier League nuk gjen qetësi, zbulohet një…

Është regjistruar një rast pozitiv nga raundi i fundit i Premier League i testimeve të  lojtarëve dhe stafit për koronavirus, një javë përpara se të rifillojë sezoni.

Në deklaratën e ligës thuhet: 

Premier League sot mund të konfirmojë se të hënën, 8 qershor dhe të martën 9 qershor, 1213 lojtarë dhe anëtarë të stafit të klubeve u testuan për COVID-19. Nga këta, një ka rezultuar pozitiv.

Identiteti i individit dhe klubit nuk u zbulua.

Testimi do të vazhdojë në baza dy herë në javë për të siguruar që sezoni, i cili u pezullua në mars për shkak të pandemisë, mund të përfundojë.

Kategoria më e lartë e futbollit anglez do të rifillojë më 17 qershor me dy ndeshje, Sheffield United udhëton në Aston Villa dhe Manchester City do të presë në shtëpi Arsenalin.

/Marre nga: SportsYahoo/ /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit