Premier League/ Tottenham fiton derbin e Londrës, Wolves më pranë ëndrrës Champions

Premier League/ Tottenham fiton derbin e Londrës,…

Tottenham bën një hap përpara drejt Europës duke mundur Arsenal 2-1 në ‘North London Derby’.

Për Gunners nuk mjaftoi goli i Lacazette në minutën 16-të, pasi Son barazoi pas vetëm tre minutash, Alderweireld firmosi golin e fitores në fund.

Wolverhampton ndërkohë vazhdon të ëndërrojë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm pasi aktualisht janë vetëm 3 pikë pas Manchester United të vendit të pestë, por në rast se UEFA konfimon dënimin për përjashtimin e Manchester City, atëherë do të hapet një vend për ta në klasifikim.

Ujqërit mundën Everton me golat e Raul Jimenez me 11-metërsh, Dendoncker dhe Diogo Jota.

 Aston Villa mban gjallë shpresat për mbijetesë falë sulmuesit egjiptian Trezeguet  i cili me një dygolësh mposhti Crystal Palace 2-0.

TOTTENHAM-ARSENAL 2-1
Ishte një derbi ritmik ai mes Spurs të Mourinho e Gunners të Arteta, në kërkim të pikëve të rënda për Europën. Në fund është tekniku portugez që ka festuar, ndërsa Arsenal mund të ketë rezerva për disa raste të të pashfrytëzuar në pjesën e dytë e për faktin se coi dëm avantazhin e minutës së 16’, kur Lacazette rikuperoi një top të humbur nga Aurier e konkludoi me një të djathtë nga 20 metra të saktë po aq sa të fuqishme, që nuk i la asnjë shans Lloris. Spurs, nuk u dekurajuan dhe barazuan tre minuta më vonë. Këtë herë gabimi difensiv është për tu ndarë mes Kolasinac e David Luiz, Son kapi pasimin e boshnjakut e kaloi Emiliano Martinez. Në minutën e 81 ndodhi ajo që nuk pritej, duke parë presionin që po bënte Arsenal: Alderweireld me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi firmosi 2-1, pa i lënë mundësi të besuarve të Artetas të reagonin: fitoi Tottenham, që shkoi në vendin e tetë (i mundshëm për kualifikimin në Europa League) me 52 pikë, duke parakaluar Arsenal me 50.

WOLVERHAMPTON-EVERTON 3-0
Pas dy humbjeve radhazi skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo fundosi atë të Carlo Ancelotti e vazhdon të shpresojë në kualifikimin në Champions. Wolves morën avantazhin në fundin e pjesës së parë me penallti të shkaktuar nga Digne ndaj Podence: i saktë Raul Jimenez nga pika e bardhë. Dyfishimi erdhi një minutë pas rifillimit: Dendoncker kërceu mbi të gjithë e mposhti Pickford. Wolves mbyllën ndeshjen në të 74’, falë një të majtë spektakolare të Diogo Jota. Wolves kthehen në vendin e gjashtë duke kaluar Sheffield United, ndërsa për Toffees është lamtumirë e ambicjeve europiane. /GazetaAtdheu.com/

[ngg src=”galleries” display=”basic_slideshow”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit