Premierliga tashmë ka një datë të caktuar për rikthimin e tifozëve në stadiume

Premierliga tashmë ka një datë të caktuar…

Pas 2 dhjetorit, tifozët më në fund do të rikthehen nëpër stadiume në Angli.

Qeveria Angleze ka vendosur që nga 2 dhjetori për ndeshjet e Premierligës të lejohen maksimumi 4 mijë tifozë në stadiume.

Tifozët mungojnë nëpër stadiume që kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, që për disa muaj paralizoi gjithë botën, derisa tani e ka ndryshuar mënyrën e jetesës në gjithë botën.

Klubet kanë vuajtur gjithashtu me mungesën e tifozëve dhe tani do t’i kenë ata në Angli nga 2 dhjetori, me shpresën që numri 4 mijë, pas janarit të vitit 2021 të rritet shumë më shumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit