Premtime pa zgjidhje, banorët e Shkozës përballen çdo ditë me rrugën e dëmtuar

Premtime pa zgjidhje, banorët e Shkozës përballen…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës “Theodhori Bej”, në Shkozë, ku sipas tij, infrastruktura është dëmtuar ndjeshëm nga kalimi i shpeshtë i automjeteve të tonazhit të rëndë.

Qytetari shprehet se prej vitesh u është premtuar shtrimi i rrugës, por deri më tani, sipas tij, nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për zgjidhjen e problemit.

Ai ngre shqetësimin se gjendja aktuale e rrugës po shkakton dëme të vazhdueshme në automjete, duke e bërë të vështirë qarkullimin për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë çdo ditë në këtë segment.

Përmes denoncimit të tij, qytetari u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të marrin në konsideratë situatën dhe të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës, në mënyrë që të shmangen dëmet e mëtejshme dhe të përmirësohen kushtet eqarkullimit.

Banorët presin që premtimet për shtrimin e rrugës të marrin zgjidhje konkrete dhe që ky shqetësim të marrë vëmendjen einstitucioneve përgjegjëse.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit