Premtimet e pambajtura/ Rama do braktisë vlonjatët, zgjedh të kandidojë si deputet qytetin ku votat i mbledh me bandat

Premtimet e pambajtura/ Rama do braktisë vlonjatët,…

Edi Rama po e bën gati manovrën për zgjedhjet e radhës.

Për dy mandatet e fundit, ai ka qenë deputet në zonën e Vlorës.

Pasi e ‘mbushi’ me premtime të parealizuara qytetin bregdetar, tashmë po mendon ta braktisë.

Vetëm pak kohë më parë, në një sondazh të degës së Vlorës së PS, dukej ndjeshëm rënia e popullaritetit nga qytetarët.

Edhe raportet me kryebashkiakun Dritan Leli janë ftohur, duke qenë se Rama nuk ka qenë i kënqur me punën e tij.

Gjithsesi, idenë e ka të kandidojë sërish në një qytet me port.

Lapsi.al shkruan se Rama po mendon që në zgjedhjet e vitit 2021, të kandidojë si deputetë në zonën e Durrësit.

Teksa po ‘paketon’ Vangjush Dakon për një arrestim të bujshëm, Rama kërkon të dalë vetë i parë në zonën e Durrësit.

Përveç kësaj, ai është një bastion i të majtës, jo prej deputetëve, por prej bandës së Avdylajve, siç u faktua me zë nga media gjermane ‘Bild’, ku bandat luftonin për PS-në për të marrë vota.

Me bandat në krah, sigurisht që do e ketë më të lehtë për të mbajtur votat, e për t’u larguar nga zhgënjimi i qytetarëve vlonjatë.

/Burimi: Lapsi.al/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit