Premtimi i Bashës: Kur të vi në pushtet do “çlirojë” Shqipërinë nga makthi

Premtimi i Bashës: Kur të vi në…

Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se kur të vijë ai në pushtet do të “çlirojë Shqipërinë nga makthi”, në një takim me bizneset e njësisë numër 1 të Tiranës, të hënën paradite.

“Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth i gjatë, buxheti dhe taksat duhet të shkojnë te shqiptarët, te nxitja e konsumit”, tha Basha.

Ai i bëri thirrje inspektorëve tatimor të mos gjobisin bizneset, xhiro e të cilave ka rënë si pasojë e pandemisë, ditën e hënë paradite

“Në dyqane ka rënie të tmerrshme të xhiros, ka nga ata që më tregojnë se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient. Kjo është gjendja e 70% të sipërmarrjes në Shqipëri. Ka rënie totale të fuqisë blerëse, njerëzit nuk kanë lekë të blejnë ushqimet e përditshme”,- u shpreh Basha gjatë takimit me bizneset në njësinë 1 në Tiranë.

Basha akuzoi Ramën se mendon vetëm për oligarkët dhe jo për njerëzit e thjeshtë.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër treguan se edhe në kohë krize nuk kanë pasur njerëzit e thjeshtë dhe sipërmarrjen, por oligarkët. Kjo është skandaloze dhe kriminale, aq sa qytetarëve, aq iu kanë dhënë edhe oligarkëve nga buxheti i shtetit”, shtoi kryetari i PD-së.

Sipas Bashës, Kryeministri Rama ka vetëm propagandë dhe gënjeshtra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit