Premtimi i kandidatit për Bashkinë e Libohovës: Shërbim funeral falas

Premtimi i kandidatit për Bashkinë e Libohovës:…

Kandidatët për 61 bashkitë në zgjedhjet e 14 majit po vijojnë të joshin qytetarët me premtime kundrejt votës për një pushtet 4-vjeçar. Në mesin e premtimeve ka nga ato të përsëriturat si; ujë 24 orë, rrugë, shërbime falas apo ulje taksash. Ndërkohë ka edhe premtime të cilat shkojnë përtej fushatës elektorale.

Shërbim funeral falas. Ka qenë ky premtimi i padëgjuar deri më tani në këtë fushatë elektorale. Në morin e premtimeve falas, Adil Xhelili, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Libohovës ka vënë si pjesë e programit të tij edhe përcjelljen për në banesën e fundit të qytetarëve. Ai ka propozuar që kjo të kryhet nëpërmjet një kompanie të bashkisë. Më poshtë premtimet e Xhelilit.

“Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkohore, mjete e shërbim efikas. Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë” – ka deklaruar në rrjete sociale Xhelili, duke paraqitur edhe premtime të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit