“Premtimi për dyfishim mbeti në letër?” Nëna e fëmijës me autizëm denoncon ‘rritjen’ e KEMP-it

“Premtimi për dyfishim mbeti në letër?” Nëna…

Një nënë e një fëmije me spektër të autizmit ka ngritur shqetësimin e saj për pagesën e KEMP-it, duke treguar se rritja e premtuar nga institucionet nuk është reflektuar në masën e premtuar.

Në një mesazh drejtuar JOQ Albania, qytetarja thotë se ishte njoftuar për dyfishimin e pagesës mujore për fëmijët me aftësi të kufizuara, por sipas saj, në vend të rritjes së pritshme, pagesa është shtuar vetëm me 7 mijë lekë të vjetra.

Përshëndetje JOQ, jam mami i një fëmije me spektër të autizmit. Sot morëm lekët e KEMP-it që ministria tha se do t’i dyfishonte për këta fëmijë. Por ishin shtuar vetëm 7 mijë lekë të vjetra. Ju lutem bëjeni publike. Nga 140 mijë lekë që merrte, sipas asaj që u tha duhet të merrte dyfish, ndërsa janë shtuar vetëm 7 mijë lekë të vjetra”, shkruan ajo.

Denoncimi vjen pas hyrjes në fuqi, nga 1 korriku 2026, të ndryshimeve ligjore për personat me aftësi të kufizuara. Sipas njoftimeve zyrtare, një prej masave kryesore është dyfishimi i pagesës bazë mujore për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara deri në moshën 18 vjeç.

Kjo masë është parashikuar të përfshijë të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, përfshirë personat e vlerësuar sipas skemës bio-psiko-sociale, personat e verbër, si dhe personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik.

Sipas nënës, shuma e marrë nga familja e saj nuk përputhet me pritshmëritë e krijuara nga ky njoftim dhe ajo kërkon sqarime nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e ndryshimeve të reja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit