"Premtoi, por s’ka bërë asgjë"/ Banorët zbulojnë mashtrimin e Veliajt

“Premtoi, por s’ka bërë asgjë”/ Banorët zbulojnë…

Lista e mashtrimeve të Erion Veliajt sa vjen e shtohet…

Në vitin 2017, kryebashkiaku Veliaj premtoi se do të investojë në fshat dhe në zonat periferike të Tiranës. Por 25 km larg në fshatin pëllumbas rrugët janë të degraduara.

Trajlet e mëdha që marrin materialet nga guroret në zonë po rrezikojnë dita ditës zonën.

Për të shkuar në shpellën e Pëllumbasit ose e njohur ndrshe shpella e zezë do të duhet të shkosh në këmbë, rruga është i vetmi problem që shqetëson dhe banorët.

”Rruga është e pakalueshme. Rruga do shkojë punë që të kalohet te shpella e Pëllumbasit. Ka ardhur, do e bëjmë ka thënë. Fjalë ka shumë, por diçka konkrete nuk ka. Po të bëhet rruga është diçka pozitive”, shprehen banorët për “Ora News”. 

Turistët që do duan të shkojnë në shpellën e Pellumbasit, do të duhet të ecin rreth 2 km në këmbë në këtë terren që nuk është aspak i denjë për një vend turistik.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit