Premtoi t’i blinte makinë, 50-vjeçari i merr 12 mijë euro qytetarit

Premtoi t’i blinte makinë, 50-vjeçari i merr…

Policia ka vënë në pranga shtetasin Krenar Begaj 50 vjeç. Begaj ishte i shpallur në kërkim, pasi akuzohej për mashtrim.

Sipas policisë 50-vjeçari i kishte marrë 12 mijë euro një qytetari me premtimin se do t’i sillte një makinë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mikro”, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit