Presidenca mbushet me diplomatë, pas Yuri Kim te Meta 'zbarkojnë' ambasadorët eBE-së. Po çfarë po ndodh?

Presidenca mbushet me diplomatë, pas Yuri Kim…

Diplomatët e shteteve më të fuqishme i kanë “zënë derën” Presidentit Ilir Meta këto ditë.

Edhe pse nuk është bërë asgjë e qartë, Presidenti Ilir Meta, dy ditë pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ka nisur aktualisht në Presidencë takime me disa prej ambasadorëve të vendeve të BE-së.

Sipas raportimeve në media, në takim tashmë me Metën në Presidencë janë ambasadorët e Francës, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke.

Takimi me Yuri Kim erdhi një ditë para se të miratohej në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit, teksa tani para është marrëveshja PS-opozitë parlamentare.

Ajo synon ndryshimet kushtetuese që do të sjellin Lista të Hapura.

Kjo marrëveshje politike parashikon gjithashtu edhe ndalim koalicionesh dhe një prag të ri zgjedhor.

Por mësohet se, në takimin e sotëm të Metës me ambasadorët nuk do të jetë një temë specifike, por në tërësi aktualiteti politik.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit