Presidenti Biden shpenzoi më shumë se një të tretën e 2023 në pushime

Presidenti Biden shpenzoi më shumë se një…

Presidenti Joe Biden ka shpenzuar më shumë se një të tretën e kohës në 2023 në pushime në një nga rezidencat e tij në Delaware dhe në kampin e quajtur David sipas të dhënave publike. Të dhënat tregojnë se Biden ka shpenzuar 138 ditë të vitit 2023 ose e përkthyer në 37 përqind të rasteve.

Delaware ka qenë një vend i preferuar i Biden ku kaloi 90 ditë duke pëfshirë fundjavat e shpeshta në periferi të Wilmington dhe në plazhin Rehoboth. Gjithashtu ka kaluar edhe 22 ditë në udhëtime me avionë.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë ka mohuar të dhënat e publikuara duke thënë se Presidenti Biden ka marrë vetëm 16 ditë pushim.

Presidenti ka marrë 16 ditë pushim këtë vit, madje në ato ditë ka punuar. Gjatë festave amerikanët panë presidentin të mbante një sërë telefonatash me krerët e shteteve të huaja përpara shpalljes së marrmëveshjes për lirimin e pengjeve në Gaza. Fakti është që presidenti punon çdo ditë të javës nëse është në Washington, Delaware, Kampin David apo kudo tjetër.” – ka deklaruar zëvendës Sekretarja e shtypit Olivia Dalton.

Krahasuar me Biden, Donald Trump kaloi 26 përqind të kohës në pushime sipas shifrave zyrtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit