Presidenti i Dinamos çmendet pas fitores: Derdh tufat me miliona për lojtarët

Presidenti i Dinamos çmendet pas fitores: Derdh…

Dinamo e Tiranës është vetëm dy ndeshje larg një suksesi historik në arenën europiane, ndërsa festa pas kualifikimit ndaj Audas ka marrë përmasa të pazakonta.

Pas fitores së thellë 4-0 ndaj skuadrës letoneze, presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, është shfaqur në dhomat e zhveshjes me një çantë dhe një qese të zezë në duar. Brenda saj, sipas raportimeve, ndodheshin mijëra euro bonus për futbollistët.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur Bardhi hyn në dhomën e skuadrës dhe pak çaste më vonë hap qesen, duke nxjerrë tufat me kartëmonedha dhe duke i hedhur në dysheme mes lojtarëve. Atmosfera shpërthen menjëherë në festë, ndërsa futbollistët rrethohen nga paratë e bonusit.

Por shpërblimi mund të jetë shumë më i madh.

Nëse Dinamo arrin të eliminojë qipriotët e Pafos dhe të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës së Conference League, presidenti Bardhi u ka premtuar futbollistëve dhe stafit një bonus prej 500 mijë eurosh.

Pra, për Dinamon nuk bëhet fjalë vetëm për një objektiv sportiv. Një kualifikim i mëtejshëm do të sillte edhe një shpërblim të majmë financiar për skuadrën.

Tani vëmendja është te dueli me Pafos. Dinamo do ta presë skuadrën qipriote më 20 gusht në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të play-off-it, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 27 gusht në Qipro.

Dy ndeshje për historinë. Dhe, nëse Dinamo ia del, në fund të tyre mund të ketë jo vetëm një biletë për në fazën e ligës së Conference League, por edhe 500 mijë euro bonus.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit