
Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj luftime mes Izraelit dhe Hamasit, liderët e politikës globale vijojnë të shprehin qendrime mbi pozicionimet e tyre në këtë konflikt. Së fundmi, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se arabët dhe palestinezët në shtetin gjaerman, duhet të ndërmarrin hapa për t’u distancuar nga antisemitizmi dhe nga grupi Hamas.
Ashtu si në të gjitha vendet e botës, protestat pro Palestinës kanë shkaktuar reagime të ndryshme në Gjermani. Protestuesit kanë kërkuar reagim të shtetit gjerman për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe mundësinë e një armë pushimi. Mirëpo asnjë nga të dy kërkesat nuk është plotësuar deri më tani
“Flisni për veten tuaj dhe mbani një qëndrim të qartë kundër terrorit. Keni të drejtë për të shprehur dhimbjen tuaj për civilët e vrarë në sulmet e Izraelit por kjo e drejtë nuk përfshin thirrjet për të shkatërruar shtetin e Izraelit.” – i’u drejtua Steinmeier protestuesve.
Steinmeier këmbënguli se nuk duhet të ketë racizëm anti-musliman ose “dyshim të përgjithshëm kundër muslimanëve”, por sërish i qendron bindjes së Hamas është organizatë terroriste. Gjatë kohës së nisjes së konfliktit Gjermania njoftoi një ndalim të plotë të aktiviteteve të Hamasit dhe urdhëroi shpërbërjen e një grupi pro-palestinez të akuzuar për përhapjen e ideve anti-izraelite dhe antisemite.
Gjermania dhe Izraeli kanë pasur një të shkuar të errët mes tyre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, genocidi i Holokaustit i shkaktuar nga Gjermania në kohën e Adolf Hitler, vrau 6 milionë hebrenjë. Shumë hebrenjë shpëtuan nga kampet e përqendrimit ku masakroheshin me mënyra ç’njerëzore, duke u larguar drejt vendeve të ndryshme të Europës.
Ndërkohë Rripi i Gazës është kthyer prej dekadash në një kamp përqendrimi, nga ku as nuk mund të hyhet as nuk mund të dilet, përveç shtetasve të huaj që kanë pasaportë evropiane. Madje edhe ndihmat humanitare hyjnë me vështirësi, pasi Izraeli është i vendosur të shkatërrojë Hamasin dhe të qeverisë Gazën, edhe pse deri më tani janë vrarë mbi 10 mijë civilë të pafajshëm.